Finalja e play off-it mes Venezia-s dhe Cittadella-s ka përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat ky që i jep mundësinë skuadrës nga qyteti i famshëm i gondolave të kthet pas 19 viteve në Serie A. Cittadella ishte duke udhëhequr me shifrat e ngushta 0-1 takimin dhe të gjithë prisnin që gjithçka të përcaktohej në shtesa, duke qenë se edhe përballja e parë përfundoi me po të njëjtat shifra.
Por pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Venezia bën befasinë e madhe, teksa në sekondat e fundit Bocalon e dërgon topin pas shpinës së Elhan Kastratit. Ky gol në frymën e fundit i pret pëfundimisht ëndrrën portierit shqiptar për të qenë pjesë e Serie A me Cittadella-n sezonin e ardhshëm. Zgjënjimi vihet re në fytyrat Kastratit dhe shokëve të tij të skuadrës, ndërsa në kampin kundërshtar nisin të festojnë si të çmendur menjëherë pas shënimit të golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/