VIDEO/ Një fund mes ankthit në “San Siro”, Lukaku shpëton Interin nga turpi

Interi nuk ka mundur të shkojë dot më larg se një barazim kundër gjermanëve të Borusia Monshengladbah. Ndeshja e sotme ëshë mbyllur me rezultatin 2-2, ndërsa fundi i sfidës ka pasur edhe emocionet më të mëdha. Pjesa e dytë ka rezervuar gjithë goalt e takimit, ku ishte Lukaku i pari që do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 49 të takimit.

Gjermanët kundërpërgjigjen me anë të një penalltie të ekzekutuar me sukses nga Bensebaini, ndërsa suprsiza e vërtetë vjen në minutën e 84, atë herë kur Hofman përmbys gjithçka në “San Siro”.

Ankth për zikaltrit, të cilët ia dalin në fund të marrin të paktën një pikë. Romelu Lukaku shpëton Interin nga turpi në këtë ndeshje të parë në Champions League për këtë sezon, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt shtyn sërish topin përtej vijës fatale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/JamelLeurs/status/1319018229868777476

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *