Juventusi arrin të kualfiikohet vetëm pas 120 mintave ndaj Genoas, e cila përkundër parashikimeve rezultoi të ishte një kundështar mjaft i fortë. Ndeshja filloi me mjaft vrull nga ana e bardhezinjve, teksa vetëm pas 2 minutash Kulusevksi gjen golin e avantazhit. Në minutën e 23-të Morata dyfishon shifrat për skuadrën e Juventusit. Megjithatë vetëm 5 minuta më vonë Czyborra shkurton diferencën në 2-1.
Pjesa e dytë rezultoi mjaft e vështirë për Juventusin, që ndjeu presionin e Genoas, të cilët po kërkonin me patjetër golin e barazimit. Në minutën e 74-të Melegoni barazon shifrat në 2-2, duke e cdërguar këtë sfidë në minutat e shtesë. Në “Extra Time” Juventusi tregon dhëmbët, ku debutuesi 21-vjeçar Rafia shënon golin e fitores. U desh kështu një lojtar nga ekipi i të rinjve për të zgjidhur këtë përballje. Në fazën e çerekfinaleve, Juventusi do të përballet me fituesen e Sasuolo-Spal./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
1ère apparition avec l’équipe une de la #Juventus, et déjà un premier but pour ?? Hamza #Rafia ! pic.twitter.com/fosz9lsWaf
— ? Actu Foot Afrique (@ActuFootAfrique) January 13, 2021