VIDEO/ Një çmenduri nga De Bruyne! Belgu bën magji edhe më këmbën më të dobët, shënon 4 gola dhe mirëpret Halandin me festimin e tij

Kevin De Bruyne ka mposhtur i vetëm skuadrën e Wolverhampton-it mbrëmjen e sotme. Manchester City ka fituar me rezutlatin e thellë 1-5, ku 4 prej golave mbajnë firmën e mesfushorit belg. Një çmenduri e vërtetë nga 30-vjeçari. Në vetëm 24 minutat e parë të lojës, Kevin De Bruyne e kishte dërguar topin në rrjetë plot tre herë. E për më tepër, të treja herët shënoi me këmbën e tij më të dobët, të majtën.

Megjithatë belgu nuk është ndalur me kaq, teksa në minutën e 60 realizoi edhe golin e tij të katërt për këtë ndeshje. Në momentin e “hat trick”-ut, mesfushori i City-t ka mirëprutur Erling Haaland-in me festimin e tij, duke “kopjuar” në një farë mënyre festën e veçantë të meditimit të norvegjezit pas golit të shënuar kundër PSG-së në Champions League./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online