VIDEO/ Një çmenduri në Shkodër! Erzeni shtang Vllazninë në sekondat e fundit, Laçi zhyt më thellë në krizë Teutën

Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht sfidat Vllaznia-Erzeni dhe Teuta-Laçi. Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër. Ndeshja është zhbllokuar në pjesën e dytë, kur Aralica ka tundur rrjetën në minutën e 54-t. Më pas ishte Esat Mala ai që dyfishoi rezultatin me golin e tij në minutën e 65-të. Erzeni ngushton shifrat 10 minuta më vonë me anë të Nonatos dhe në momentet kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë ndodh edhe ajo më pak pritej nga Vllaznia.

Një prekje e topit me dorë në zonë dhe Emanuala Rusta akordon 11 metërsht. Pranë topit shkon Kahrimanoviçi, i cili shkund rrjetën e kuqebluve. Festë e çmendur në kampin shijakas, që mund t’i gëzohen plotësisht pikës së marrë, pasi pas shënimit të golit vjen edhe sinjalizimi për fundin e përballjes.

Në krahun tjetër Teuta vijon rezultatet negative. Durrsakët janë mposhtur minimalisht 0-1 nga Laçi. Vukiçeviç duket se arritur të gjejë formulën e fitores te kurbinasit, që po lënë pas atë periudhë të errët të fillimit të sezonit. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 65 nga Spahiu. Teuta mban vendin e fundit në renditje, ndërsa Laçi shkon në kuotë të njëjtë pikësh me Bylisin dhe Kukësin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online