Merr fund ankthi në “Santiago Bernabeu”. Vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit kryesor të takimit çliron Barcelonën, e cila fiton aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Realin e Madridit, në një “El Clasico” që u vendos nga një autogol.
Kessie godet brena zone në minutën e 27, por topi devijohet nga Courtois dhe përplaset aksidentalisht në këmbët e Militaos. Prej ande rruga e sferës shkon drejt vijës fatale. Nacho përpiqet ta ndalë, por koordinimi i tij nuk është i duhuri dhe topi përfundon në rrjetë.
Reali i Madridi mori kontrollin e lojës në dorë, por pa pasur sukses në finalizmin. “Los blancos” dominuan ndeshjen, megjithatë u mungoi saktësia përpara porte. Në 13 tentativat e madrilenëve, asnjëra nuk përfundoi brenda kuadratit të mbrojtur nga Ter Stegeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This look at the Militao OG is fantastic #CopaDelRey pic.twitter.com/LF61RFBdnN
— womblys (@womblys) March 2, 2023