VIDEO/ Një autogol nxjerr Juventusin me pikë nga transferta, Kaljari ndal bardhezinjtë

Juventusi nuk ka shkuar më larg se një barazim në javën e 33-të të Serisë A. Kaljari ka ndalur bardhezintjë në një barazim 2-2. Vendasit shënuan dy herë brenda një harku kohor prej 6 minutash gjatë pjesës së parë të takimit. Në minutën e 30 ishte Gaetanoja që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 6 minuta më vonë, po nga 11 metrat, ishte Mina që e dërgoi topin në rrjetë.

“Zonja e vjetër” u kundërpërgjigj në pjesë ne dytë të ndeshjes. Dushan Vllahoviçi ngushtoi diferencat në minutën e 61-të, duke hapur sërish lojën. Por për golin e barazimit mendoi… lojtari i Kaljarit. Dosena devijoi në rrjetën e tij një top të harkuar në zonë në minutën e 87, duke i hequr kështu mundësinë Kaljarit të marrë tre pikët përballë Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/