VIDEO/ Një aksion brilant mes pasimeve fantastike! Kështu Tirana fitoi 3-2 në ndeshjen kundër Dinamos

Derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka prodhuar shumë spektakël, teksa në fund bardheblutë fituan me shifrat 3-2. Bardheblutë shënuan dy gola të shpejtë, teksa Nikqi në minutën e 7 dhe Latifi në të 18 nga penalltia, krijuan iluzionin e një fitore të thellë të ekipit që drejtohet nga Fagu.

Nuk ndodhi kështu, pasi dy golat e Qefalijas në minutën e 69 dhe 76 sollën baraspeshën te Dinamo. Vetëm tre minuta më vonë, një aksion brilant i Tiranës me pasimeve shumë të bukura, sollën edhe golin e fitores që u realizua nga Jonuzi. /Sport Ekspres/

Tirana Goal
byu/Albaniafootball insoccer