VIDEO/ Një 16-vjeçar e dërgon Barcelonën në vendin e dytë, xhevahiri i katalanasve mahnit tifozët me golin e tij

Lamin Jamal ka nxjerrë nga vështirësitë Barcelonën mbrëmjen e sotme. Katalanasit kanë fituar me shifrat 1-0 kundër Majorkës pikërisht falë xhevahirit të tyre. Megjithëse është vetëm 16 vjeç, Jamali ka marrë për dore një markë të futbollit spanjoll dhe atij europian, siç është Barcelona.

Lojtari i skuadrës kuqeblu mahniti tifozët e pranishëm në stadium në minutën e 73-të të takimit. Jamali lëvizi bukur për të shmangur kundërshtarin dhe teksa gjendej në hyrje të zonës, shënjestroi trekëndëshin e portës me të majtën e tij. Goli i tij i dha fitoren Barcelonës, që tashmë renditet në vendin e dytë, me 5 pikë më pak se Reali i Madridit kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online