Besnik Hasi mbetet në garën për Champions League-n, skuadra e trajnerit shqiptar merr fitoren e 4-t radhazi në Belgjikë

Besnik Hasi po korr sukses të jashtëzakonshëm në krye të bankiës së Mechelen-it. Skuadra belge ka marrë sot fitoren e 4-t radhazi në kampionat. Mechelen-i ka mposhtur me rezultatin 3-1 Ëesterlo-në. Mbrabti e dërgoi topin dy herë në rrjetë gjatë pjesës së parë. Fillimisht në minutën e 11 dhe më pas në të 37-n. Për hipotekuar përfundimisht fitoren mendoi Pflucke-ja, që në minutën e 73-të shënoi golin e tretë për skuadrën e tij. Bosi tundi rrjetën në minutën e fundit të kohës së rregullt, por tashmë fituesi ishte përcaktuar.

Me këtë fitore, ekipi i Besnik Hasit shkon në 45 pikë të grumbulluara në 29 javë kampionat. Një numër i tillë pikësh e mban Mechelen-in mes 6 ekipeve më të mira të kampionatit, të cilat më pas do të ndeshen me njëra-tjetrën me një sistem vajtje-ardhjeje. Theksojmë se në këtë fazë, 6 ekipeve të renditura më lart në tabelë u përgjysmohen pikët, çka e shkurton diferencën me ekipeve dhe e mban Mechelen-in në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online