PSG ishte “mbretëresha” e merkatos së verës duke marrë në skuadër lojtarët më të mirë në qarkullim. Por një problem i madh haset në këtë ekip për të menaxhuar grupin. Është thuajse e pamundur që të gjithë yjet të mbeten të kënaqur.
Nëse më parë ishte Mbape i nevrikosur, tanimë është radha e Mesit. Ky i fundit po ndalet nga shtylla dhe nuk e ka shënuar ende golin e parë. Ndërkohë në sfidën ndaj Lyon, Paqueta surprizoi vendasit duke shënuar me nisjen e pjesës së dytë.
Neymar do të barazonte shifrat në të 66 nga 11 metërshi. Kur të gjithë prisnin që Mesi të merrte rolin e heroit dhe protagonistit, trajneri Pochetino surprizoi duke e nxjerrë nga fusha e lojës. Tërësisht i mërzitur, argjentinasi nuk i dha dorën trajnerit. Goli i fitores erdhi në minutën e fundit të takimit nga Icardi.
Pasi festa shpërtheu jo vetëm tek tifozët, por edhe në stolin e PSG ku të gjithë lojtarët janë ngritur të festojnë, Mesi ishte i vetmi që qëndroi ulur dhe pa asnjë reagim. Herrera e pa i habitur për sjelljen e tij dhe më pas argjentinasi do të ngrihej në këmbë, por sërish pa shfaqur ndonjë emocion të madh. /Sport Ekspres/
Messi didn’t celebrate the last-minute goal by 2nd best Argentine player Icardi after di Maria.. He will destroy this PSG team and people will blame Poch.. He isn’t a team player he can’t perform in every system or every team, he can’t even cope with the pressure of farmers Ligue pic.twitter.com/dA3lkpxNk5
— luciana ??? (@casualrevoluti1) September 20, 2021