VIDEO/ Nis nga harkimi i Rashicës dhe përfundon me “predhën” e Ikardit, Gallatasarai shënon në derbin me Beshiktashin

Gallatasarai është duke luajtur derbin e rëndësishëm me Beshiktashit. “Luanët“ kanë shënuar të parët në minutën e 18 të takimit. Goli nisi fillimisht nga këmbët e Milot Rashicës. Sulmuesi shqiptar rrotullohet në krahë dhe më pas hedh me të majtën një harkim të rrezikshëm në zonë. Alper pason me kokë për te Ikardi, i cili lëshon një “predhë” në portën e Beshiktashit.

10 minuta më vonë vjen edhe reagimi i bardhezinjve, që kthejnë përsëri baraspeshën me anë të Tosunit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1, ndërsa në lojë do të jenë edhe të paktën 45 minuta të tjera për të vendosur fatin përfundimtar të derbit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online