VIDEO/ Ngrihet në këmbë i gjithë stadiumi, Armando Broja largohet me shqetësime pas shënimit të golit të parë në “Premier League”

Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League me fanellën e Southamptonit. Sulmuesi shqiptar do të realizonte në minutën e 53 pas pasimit të Redmond, duke mos gabuar për të tundur rrjetën. Futbollisti i Kombëtares ka shkëlqyer edhe në 45 minutat e para, por topi nuk po i bindej për të përfunduar në rrjetë.

Në momentin e golit Broja ka ndierë dhimbje dhe duhej stafi mjekësor për ta kuruar, teksa sulmuesi zgjodhi që të qëndronte ende në fushë. Por në minutat e fundit dhimbjet u shtuan dhe Broja doli i dëmtuar nga fusha, megjithëse nuk duket asgjë e rëndë në pamjen e parë.

Në momentin e zëvendësimit për t’i lënë vendin Ëallcot, i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për të duartrokitur njeriun që i dhuroi fitoren. Gjithashtu edhe trajneri Hasenhutl ka përgëzuar djaloshin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *