VIDEO/ Ngrihen menjëherë dyshimet për trukim, dy autogola qesharakë i japin fitoren Liverpool-it

Liverpool-i ka marrë një fitore me rezultatin 2-1 kundër Leicester-it, por aspak për meritë të tij. Të kuqtë nuk kanë shënuar asnjë prej golave, pasi për këtë është kujdesur vetë lojtari i “dhelprave”. Faes është autori i dy autogolave në pjesën e parë të takimit, që sollën më pas edhe përmbysjen dhe fitoren e djemve të Klopp-it.

Menjëherë janë ngritur dyshime të forta për trukim të ndeshjes. Arsyeja? Mënyra se si erdhën këta autogola. I pari ndodhi në minutën e 38, kur Faes tenton të largojë topin, por e çon në mënyrë spektakolare pas në portën e tij. Por dyshimet më të mëdha janë ngritur në rastin e autogolit të dytë. Nunes godet shtyllën, ndërsa Faes shkon për të larguar topin. Gjithsesi lojtari i Leicester-it jo vetëm që tenton ta pastrojë zonën, por e dërgon me këmbët e veta në portën e zbrazët të skuadrës së tij. Një “dhuratë” e bukur për Liverpool-in këtë fundvit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online