E FUNDIT/ Cristiano Ronaldo prezantohet zyrtarisht të klubi i ri: Frymëzim për kombin tonë dhe brezat e ardhshëm

Pritja merr fund, Cristiano Ronaldo prezantohet zyrtarisht në klubin e tij të ri. Ylli portugez ka firmosur me Al Nassr-in në Arabinë Saudite, ku do të përfitojë një shifër të çmendur parash për dy vitet në vijim. Klubi arab ka bërë të ditur lajmin përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, ku tregon se Ronaldo do të jetë një frymëzim për të gjithë kombin dhe brezat e rinj.

“Historia duke u ndërtuar. Kjo është një marrëveshje që nuk do të frymëzojë vetëm klubin tonë për të arritur suksese më të mëdha, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djem e vajza, për të qenë versioni më i mirë i vetes së tyre. Mirësevjen në shtëpinë tënde të re, Cristiano”, shkruan klubi Al Nassr./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online