Kukësi ka njoftuar edhe ekipin e plotë sa i përket stafit për edicionin e ardhshëm. Verilindorët do të arrinin marrëveshjen me Skënder Gegën menjëherë pas mbylljes së kampionatit. Shpresa ishte e madhe për arritjen në Europë nëpërmjet fitores së Kupës nga Laci, por kjo nuk ndodhi.
Ekipi ka më tepër kohë për t’u përgatitur sa i përket Superiores. Tashmë është i njohur edhe stafi i Gegës për ta nisur nga ndihmësi i tij në rolin e zëvendësit, Pero Pejic, e për të përfunduar te video-analisti. /Sport Ekspres/