Armando Broja ka marrë më shumë besim nga trajneri Potter. Ky i fundit e ka hedhur sulmuesin shqiptar që nga minuta e 65 në fushën e blertë.
Lojtari i Kombëtares ishte pranë një asisti për të cilin do të flitej gjatë në botën e futbollit. Portieri i Chelsea i shtron topin Brojën për ta nisur në kundërsulm, kur ishte në zonën e londinezëve.
Sulmuesi niset me hapin e tij dhe përfundon duke përshkruar gjithë fushën. Menjëherë pason te Sterling dhe pasi ky ia kthen sërish topin, Broja jep asistin perfekt në cepin e zonës së Salzburg, që fatkeqësisht u shpërdorua nga Ziyech. Më poshtë mund të gjeni përmbledhjen e performancës. /Sport Ekspres/