Përplasja e Çobës me tifozin e Vllaznisë, Alban Xhaferi reagon mbi rastin: Kanë edhe njohje familjare me njëri-tjetrin

Sikur të mos mjaftonin luhatjet e mëdha në rezultate te Vllaznia në këto katër javë të kampionatit në Superiore, Çoba ka hapur edhe një çështje të re pas zënkës me një tifoz të klubit. Mbi këtë rast ka reaguar edhe presidenti i klubit, Alban Xhaferi, i cili për “Skaner” në “MCN TV” u shpreh: “Çështje Çoba? Unë kam folur edhe me disa tifozë dhe me lojtarin dhe me sa kam unë informacion, ka pasur një përplasje mes Çobës dhe një tifozi.

Madje mesa më kanë thënë, kanë edhe njohje familjare me njëri-tjetrin. Kemi folur me lojtarin dhe kemi thënë që në këto situata duhet të dalim me kokën ulur, sidomos në këto rezultate që kanë të papranueshëm për ne. Tifozi është i shenjtë. Është një çështje individuale, që i përket një tifozi”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online