VIDEO/ Nga l.ufta për “play off“ përfundojnë te lënia e Holandës pa Botëror, situata merr kthesë të papritur në grupin e “ferrit”

Holanda udhëtoi sot drejt Malit të Zi me qëllimin e vetëm për të prerë biletën që të dërgon në Katar 2022. Por ajo çfarë ndodh pas 90 minutave i jep një kthesë të papritur situatës në grupin G. Malazezët kanë befasuar në fund, duke barazuar shifrat në 2-2 me anë të golave në minutat e 82-të dhe të 86. “Tulipanët” ruajnë ende vendin e parë në grup me 20 pikë të grumbulluara, por duke vënë në pikëpyetje kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm.

Arsyeja është e thjeshtë. Nga pas e ndjekin Turqia dhe Norvegjia me nga 18 pikë. Turqit do të luajnë ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi, ndërsa Holanda pret Kombëtaren nordike. Nga l.ufta për një vend në “play off”mes tyre, tashmë Turqia dhe Norvegjia shohin edhe një tjetër alternativë, lënia pa Botëror e Holandës. Kështu nëse turqia arrin fitoren në ndeshjen e radhës dhe Norvegjia arrin të mposhtë “tulipanët”, atëherë këta të fundit i duhet ti thonë lamtumirë Katarit. Në rast barazimi në Amsterdam, atëherë gjërat do të flisnin tërësisht ndryshe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online