VIDEO/ Nga derbi te triumfi në Europë, Milanit i mjaftojnë 45 minuta me gjigantët e Skocisë

Milani i është rikthyer fitoreve në Europë. Kuqezinjtë janë duke kaluar një formë mjaft të mirë, ndërsa ajo fitore në derbi e ka dërguar motivimin në maksimum. “Djajtë” e Italisë kanë mposhtur mbrëmjen e sotme gjigantët skocezë të Selltik me shifrat 1-3. Skuadra e Piolit i ka mbyllur hesapet me kundërshtarin që në pjesën e parë të takimit. Kruniç gjeti rrugën shumë shpejt, teksa në minutën e 14 tund rrjetën skoceze. Ndërsa më pas ishte blerja e fundit, Brahim Diaz, i cili shënoi golin e dytë pak momente para mbylljes së 45 minutat e para të lojës.

Selltik nisi të reagonte në fraksionin e dytë të ndeshjes. Eljonuzi e dërgon topin në rrjetë falë një goditje me kokë nga goditja e këndit. Megjithatë ishte tepër vonë, pasi skuadra e njohur skoceze nuk arriti të bënte më shumë. Madje ishte Milani që tha fjalën e fundit. Hauge shënon golin e 3-të në frymën e fundit, duke finalizuar me sukses një aksion model të skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FTTV20/status/1319380374267564051

https://twitter.com/noobfcb/status/1319376225933185025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online