VIDEO/ Nga 3-0 përfundon në 3-3, Berat Gjimshiti ndihen peshën e fajit në gafën e Atalantës

Atalanta ka bërë “vetëvrasje” në ndeshjen e sotme kundër Torinos, e vlefshme për Serinë A. Ekipi i drejtuar nga ana e Gasperinit e ka nisur fare lehtë këtë përballje duke shkuar në shifrat 3-0 brenda 20 minutash falë golave të Ilicic, Gonsens dhe Muriel.

Megjithatë në tre minutat e fundit të pjesës së parë Torino shkurtoi diferencat me anë të Belotit dhe Bremer. Kështu u mbyll 45 minutëshi i parë në shifrat 3-2. Menjëherë Gasperini aktivizoi Berat Gjimshitin për t’i dhënë më shumë siguri prapavijës, pasi mbrojtësi shqiptar ishte lënë pushim.

Por lojtari i Kombëtares ndien peshën e fajit në golin e barazimit që erdhi për Torinon në minutën e 84. Bonazoli ka fituar duelin në ajër atje ku gjendej edhe Berat Gjimshiti, për të marrë një pikë dhe që e lë Atalantën për momentin me renditjen aktuale jashtë Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online