VIDEO/ Nga 0-2 në 3-2! Heidneheim përmbys dhe fiton në mënyrë spektakolare ndaj Bayern Munich, ekipi i Tuchel dorëzon titullin te Leverkusen

Një rezultat befasues vjen nga Bundesliga teksa Heindheim ka përmbysur Bayern Munich. Harry Kane dhe Gnabry do të shënonin në 45 minutat e para, duke dhënë idenë e një fitore të lehtë për bavarezët pasi rezultati shkoi në 0-2.

Megjithatë vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin në pjesën e dytë. Sessa dhe dopieta e Kleidniest i dhanë fitoren e madhe vendasve në 3-2. Qartësisht Bayern është goditur dhe nuk ka moral për të luftuar në kampionat pasi Leverkusen nuk po njeh humbje në këtë sezon. Me këtë rezultat të ekipit të Tuchel, janë vetë bavarezët që po e dorëzojnë titullin para kohe te Leverkusen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/