Fatkeqësisht, Botërori nuk mund të kalojë pa mesazhe politike. Shembulli i fundit u regjistrua në tribunat e stadiumit Al Bayt gjatë ndeshjes së javës së dytë mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila përfundoi me rezultat 1-1. Ndryshe nga ndeshja ndaj japonezëve, gjermanët këtë herë nuk zgjodhën mesazhe politike, por ishin vendasit që i provokuan. Siç dihet, në shenjë proteste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe popullatës LGBT, gjermanët mbyllën gojën.
Këtë herë kundër Spanjës, një numër i madh i tifozëve nga Katari kanë mbuluar gojën me njërën dorë, ndërsa në tjetrën mbanin një foto të Mesut Ozil, ish-lojtarit të Gjermanisë. Ozili ka veshur fanellën e Gjermanisë që nga viti 2009-2018, por i tha lamtumirë pas Botërorit në Rusi. Ky largim erdhi pasi siç tha vetë Ozil, ishte diskriminuar në bazë të përkatësisë etnike. Gjithë përplasja do të niste pas një foto të publikuar nga Ozil me Erdogan, ku Federata Gjermane e Futbollit do t’i tërheqte vëmendjen lojtarit për t’i thënë se po përdorej për qëllime politike. /Sport Ekspres/
A fan goes around the Germany fans holding up a poster of Mesut Ozil and covering his mouth. pic.twitter.com/AfSPhKWP8L
— SPORTbible (@sportbible) November 27, 2022