Nervozizëm te Mançester Junajtid, pavarësisht fitores së regjistruar përballë Uatford, ish-kryesuesve të Premier Ligës. Një sukses, i cili e ngjiti skuadrën e Zhoze Murinjos në gjysmën e sipërme të klasifikimit. Megjithatë, dy kryesueset ndodhen 6 pikë larg dhe ndoshta për këtë arsye, kthimi në shtëpi i “Djajve të Kuq” nuk ka qenë shumë i qetë.
Faji ishte edhe i një tifozi, që arriti të shkaktonte tension në radhët e stafit teknik dhe që në fund u përplas me një prej lojtarëve të Junajtid. Një personazh, të cilit edhe kundërshtarët në fushë i tremben: Maruan Felaini. Sipas “Daily Mail”, ngjarja ndodhi në stacionin e trenit, ndërsa skuadra e Murinjos po kthehej në Mançester.
Personi nisi të filmonte futbollistët dhe i’u afrua Lukakut, të cilit i bëri komplimenta, ndërsa më pas nisi ta pyeste për paraqitjen ndaj Uatford. Prej atij moment, situate u kthye në problematike, me personin që realisht po bezdiste stafin dhe lojtarët, ndërsa provoi t’I provokonte me faktin se ndoshta udhëtimi me tren lidhej me problem financiare të klubit.
???wtf pic.twitter.com/bF93rU4DfG
— Alan Rowan (@alanrowanlfc67) September 16, 2018
Në këtë moment, tifozi bëri gabimin që nisi të ngacmonte edhe Felainin. Mesfushori belg mori situatën nën kontroll, duke goditur me shuplakë në drejtim të telefonit, që vazhdonte të regjistronte pamje. Video përfundon me protestat e tifozit të bezdisshëm, sipas të cilit lojtarët e Mançester Junajtid nuk janë aq special, sa që nuk mund të xhirohen. Pretendime rreth të cilave ka shumë dyshime. Megjithatë, një gjë mund të thuhet me siguri: nuk është e udhës të zemërosh Maruan Felainin.