Muaji tetor nis me një derbi që i ka munguar për shumë vite kryeqytetit. Dinamo do të përballet me Partizanin më 1 tetor, në një sfidë që e presin të gjithë sportdashësit shqiptarë. Sot ka nisur zyrtarisht java e derbit për blutë, të cilët kanë shpërndarë një video në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Në sfond dëgjohen tingujt e një atmosfere të ndezur në stadium, ndërsa imazhet paraqesin një nëndetëse që lundron në ujë. Mesazhi është i qartë nga Dinamo. Nëndetësja po vjen në kryeqytet dhe është gati të fundosë Partizanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/