Reims është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër Lens. Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 13 të takimit, atëherë kur Arbër Zeneli e ndal topin në rrjetë. Anësori shqiptar ndjek mirë askionin e ekipit të tij dhe pas grushtimit të portierti e gjen veten në vendin e duhur e në kohën e duhur.
Mjafton një shtytje e topit me kokë për të tundur më pas rrjetën e skuadrës së Lens. Ky është goli i tretë për futbollistin shqiptar në këtë sezon, gjatë së cilit e kanë shoqëruar edhe dëmtimet. Megjithatë forma e tij po njeh rritje ndeshje pas ndeshje dhe më shumë gola priten prej tij në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/