VIDEO/ “Fair play“ nuk ka rëndësi përpara golit, Haland përplaset me fizikisht me kundërshtarin

Borusia e Dortmundit ka barazuar me shifrat 2-2 në përballjen e sotme kundër Hofenhajmit. Verdhezinjtë kanë arritur të marrin një pikë nga ky takim falë golit në minutën e 81-të, që shkaktoi edhe konfrontime fizike në fushë. Një lojtari i Hofenhajmit gjendej i shtrirë përtokë, por për Haland “fair play“ nuk ka rëndësi përpara golit.

Sulmuesi norvegjez nuk e mendon dy herë të tundë rrjetën dhe kjo ndez pakënaqësi në radhët e kundërshtarëve. Njëri prej futbollistëve të Hofenhajmit shkon menjëherë të përplaset fizikisht me Halandin, duke shtyrë disa herë njëri-tjetrin. Megjithatë e gjitha ka përfunduar shpejt me lojtarët që kanë ulur gjakrat për të vijuar më pas lojën përsëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online