VIDEO/ Në turpërimin e Shalkes ka vend për spektakël, asisti me rabona i Levandovskit është mrekulli për sytë

Bajerni ka trembur të gjithë kundërshtarët mbrëmjen e sotme me atë turpërim ndaj Shalkes në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës. Kur të gjithë shpresonin të gjenin një Bajern të pa motivuar e të lodhur fizikisht pas suksesit të tripletës, klubi gjerman shënon 8 gola që në sfidën e parë.

Por në turpërimin e Shalkes ka vend edhe për spektakël. Atëherë kurrezultati shënonte 6-0, Levandovski e sheh momentin më të mirë për të dhuruar magji nga ato që të mrekullojnë sytë kur i sheh. I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku jep një asist perfekt me rabona për Myler që tund për herë të 7 rrjetën e rivalëve. Robert Levandovski mbyll kështu edhe diskutimet për lojtarin që meritonte Topin e Artë, pasi me atë çfarë kemi parë deri më sot i shuan të gjitha dyshimet që mund të ekzistonin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online