Bajerni ka trembur të gjithë kundërshtarët mbrëmjen e sotme me atë turpërim ndaj Shalkes në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës. Kur të gjithë shpresonin të gjenin një Bajern të pa motivuar e të lodhur fizikisht pas suksesit të tripletës, klubi gjerman shënon 8 gola që në sfidën e parë.
Por në turpërimin e Shalkes ka vend edhe për spektakël. Atëherë kurrezultati shënonte 6-0, Levandovski e sheh momentin më të mirë për të dhuruar magji nga ato që të mrekullojnë sytë kur i sheh. I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku jep një asist perfekt me rabona për Myler që tund për herë të 7 rrjetën e rivalëve. Robert Levandovski mbyll kështu edhe diskutimet për lojtarin që meritonte Topin e Artë, pasi me atë çfarë kemi parë deri më sot i shuan të gjitha dyshimet që mund të ekzistonin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
LEWANDOWSKI. THIS IS RIDICULOUS ???https://t.co/zxLvNRPQUu
— Taísto (@TaistoFCB) September 18, 2020