Qipro është një tokë e binjakëzuar me Greqinë, ku dallimes mes këtyre dy vendeve janë vërtet të pakëta. Vajzat e Shqipërisë do të zhvillonin ndeshjen kualifikuese pikërisht në transfertën qipriote, atje ku arritën të fitonin me rezultatin 0-2.
Megi Doçi do të shënonte në pjesën e parë me anë të një 11-metërshi, ndërsa Bajramaj do t’i dyfishonte shifrat. Menjëherë ka ardhur edhe kënga patriotike në dhomat e zhveshjes. Të gjitha lojtaret kanë kënduar “Xhamadanin”, për të treguar edhe njëherë bashkimin Shqipëri-Kosovë, në një vend ku nuk kanë shumë dëshirë që ta dëgjojnë një gjë të tillë, por këtë herë kundershtaret duhej të mbyllnin veshët. /Sport Ekspres/