E bujshme/ E thotë media italiane, Milani ndryshon pronar dhe Messi vishet kuqezi

Milani duket se do të ndryshojë pronarin e saj, teksa në Itali raportojnë se grupi Elliot nuk do të jetë më zotëruesi i kuqezinjve. Sipas kanalit televiziv “7 Gold”, një nga biznesmenët më të njohur në botë, Bernard Arnault, i cili është njëkohësisht edhe pronari i “Louis Vuitton”, ka ofruar në tryezë një shifër bindëse krerët aktualë të Milanit. Madje media italiane tregon se grupi Elliot praktikisht e ka shitur tashmë klubin italian, ndërsa Arnault duket se ka ardhur me idenë për ta rikthyer edhe njëherë “djallin” aty ku i takon.

Një projekt që bind është ai i multimiliarderit francez, që nuk do të humbasë kohë sapo të ulet në karrigen e kreut të Milanit, duke synuar afrime të mëdhaja. Një prej tyre është edhe ylli argjentinas Messi, që nisur nga ndodhitë e fundit te Barcelona, mund të lërë Spanjën pas një periudhe shumë vjeçare. Shifra padyshim që nuk do të jetë e vogël, por duke ditur se për cilin do të investohet, atëherë është tërësisht e justifikueshme. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online