VIDEO/ E majta vrastare e Cikalleshit, sulmuesi kthehet në njeriun gol te Akhisarspori

Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Akhisarsporit. Këta të fundit e kanë mbyllur pjesën e parë të takimit me Adana Demirspor në shifrat minimale 0-1. Është pikërisht goli i sulmuesit shqiptar i realizuar në minutën e 29 ai që po vendos gjithçka deri në këto moment. E majta e menjëhershme në hyrje të zonës ka tundur rrjetën kundërshtare dhe i ka dhuruar kështu Akhisarsporit avantazhin.

Ndërkohë ky është i 8 gol që mban firmën e Sokol Cikalleshit në këtë sezon në Ligën e dytë turke, duke qenë i 4-ti në listën e golashënuesëve. E nëse ndeshja përfundon me fitoren e skuadrës së lojtarit kuqezi, atëherë është vendi i 4-t ai që i pret në tabelën e renditjes, duke shkuar një fitore larg një vendi që të dërgon në elitën e Turqisë sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online