VIDEO/ Në stilin e Andrea Pirlos, lojtari shqiptar i shtang të gjithë me supergolin në Kinë

Albion Ademi është kthyer në protagonist të vërtetë në Kinë me Tinjain. Në ndeshjen e fundit të fituar me shifrat 1-3 ndaj Qingdao, Ademi dhuroi spektakël.

Gol dhe asist i dhënë, për të vulosur suksesin e ekipit të tij. Por goli i shënuar i përkiste një tjetër niveli. Në stilin e Andrea Pirlos, Ademi shënoi një kryevepër nga goditja e dënimit. /Sport Ekspres/