Manchester City e ka fituar mes dramës ndeshjen me Arsenalin. Goli i fundit që vendosi për tre pikët e qytetarëve ishte pikërisht realizimi i Rodrit në kohën shtesë. Menjëherë pasi tundi rrjetën, mes emocionit të madh, lojtari i skuadrës së Guardiolës shkoi që të festonte para tifozëve të Arsenalit.
Për më tepër që ishte vetëm një hap larg tyre dhe duke u treguar forcën para fytyrës, ndërsa edhe stjuardët ishin të pakët në numër dhe nuk mund të parandalonin asgjë nëse turma do të ndizej. Sigurisht që një skenë e tillë as nuk mund të imagjinohet në Shqipëri, por Anglia edhe në saj të rregullave të forta në rastet kur tifozët shkelin në fushën e blertë, përmbajnë veten dhe në situata të tilla kur është thuajse e pamundur që të heshtësh. /Sport Ekspres/