VIDEO/ Sypatrembur dhe i përgjigjet me gjuhën e Gomez, konflikti i Keidi Bares që entuziazmoi tifozët e Espanjolit

31 dhjetor nuk ishte i lirë dhe ditë feste për Keidi Baren, të paktën jo jashtë fushës. Mesfushori shqiptar u thirr në detyrë dhe luajti nga minuta e parë ndaj Valencias, atje ku ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit. Për fatin e mirë, Espanjoli fitoi me shifrat 1-2 dhe festa ishte e madhe edhe për Keidi Baren.

Mesfushori shqiptar rrëmbeu edhe njëherë dashurinë e tifozëve me gjaknxehtësinë e tij dhe mënyrën sesi u përgjigjet shpeshherë rivalëve që duan ta nxjerrin nga vetja. Gomez e tejkaloi gjuhën në komunikimin me Baren dhe ky i fundit, nuk i la asgjë pas duke iu përgjigjur dhe ballafaquar para fytyrës së lojtarit të Valencias. Kjo video është shpërndarë nga faqe të ndryshme të Espanjol dhe tifoz të kësaj skuadre që krenohen me pitbullin e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online