Napoli është ndalur në një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe për italianët, po të mos ishte për sistemin VAR. Napoletanët e dërguan topin në rrjetë në minutën e 30, kur Di Lorencoja pasoi me kokë për Angusën, i cili e ndali topin në rrjetë.
Por festa u ndal shpejt. Sistemi VAR ka ndërhyrë dhe ka anulluar golin. Arsyeja? Di Lorenco kishte vendosur duart mbi mbrojtësin kundërshtar gjatë kohës kur kërceu për të dhënë asistin me kokë. Një skenë identike me atë të ndeshjes mes Arsenalit dhe Njukastëllit në Premier Ligë. Megjithatë, në atë rast goli i bardhezinjve u konsiderua i rregullt, duke “tërbuar” Artetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Napoli just had this goal disallowed ? after a push on the defender.
There was a time we all agreed that this was a basic foul ? pic.twitter.com/QKvwCRxmpk
— ARTETA’S REVENGE (@jeffrey_dalyop_) November 8, 2023