Milani shkoi në Paris me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, por loja nuk shkoi sipas planit të tij. Në “Parkun e Princave” nuk ka vend për “djallin”. PSG-ja ka shtypur Milanin mbrëmjen e sotme, duke e mposhtur pastër 3-0.
Shifrat u zhbllokuan në minutën e 32-të dhe autori ishte ylli më i madh i parisienëve, Kilian Mbapeja. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për PSG-në, e cila tundi rrjetën edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës. Kolo Muani dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Li Kang-in vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.
PSG-ja merr kështu kryesimin e grupit F me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani gjendet në fundin e renditjes. Kuqezinjtë numërojnë deri më tani vetëm 2 pikë në Ligën e Kampionëve, duke vendosur në rrezik edhe kualifikimin për në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOALLLLLLLLLLLLLLLLLLL
LE ROI LEE KANG-IN ????pic.twitter.com/wG9DlCC7E6
— LEE KANG-IN ?? (@LeeKangIn_FR) October 25, 2023