VIDEO/ Në fillim Atalanta dhe tani Sasuolo, Juventusin e bëjnë të ketë “mall” për topin

Juventusi duket larg atij ekipi që jemi mësuar të shohim vitet e fundit, ku krijoi një epokë të artë të dominimit të Serie A, madje duke provuar sukses edhe në arenën europiane me mbërritjet në finalen e Championsit. Por nën drejtimin e Sarrit bardhezinjtë kanë humbur shkëlqimin e bashkë me të edhe topin. Fillimisht ishte Atalanta ajo që do “trulloste” lojtarët e Juventusit duke i fshehur topin për plot 8 minuta.

Një dominim i ngjashëm ka ardhur edhe mbrëmjen e djeshme nga Sasuolo, megjithëse këtë herë “malli” për topin te bardhezintjë zgjati më pak. Ndeshja përfundoi me shifrat 3-3, ndërsa për afërsisht 1 minutë vendasit kanë qarkulluar topin qetësisht përpara syve të “zonjës së vjetër”, duke e finalizuar më pas aksionin me një goditje drejt portës, por Shezni do të bënte heroin për të mos e lënë sferën të përfundonte në rrjetë. “Futboll me F të madhe”, shkruan një ish-lojtar i Interit, i cili shpërndan në rrjetet sociale videon e aksionit perfekt të Sasuolos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online