Në ndeshjen e ligës së dytë kosovare, Dardania-Rahoveci ka ndodhur një rast i pazakontë. Teksa ndeshja ishte duke u luajtur, në fushën e gjelbërt u fut një dele, duke e kthyer futbollin në kohën e mesjetës. Edhe pse ndeshja ishte në zhvillim e sipër, bagëtia ishte e pa shqetësuar nga personat e pranishëm, të cilët shpërthyen në të qeshura.
Pavarësisht se kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën e Dytë të Kosovës, ngjarje të tilla nuk i kanë hije futbollit, pasi e kthejnë atë shumë vite më parë. Infrastuktura duhet të jetë një nga prioritetet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në mënyrë që incidente të tilla të mos jenë më prezente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/