Sot tregon sesa vlen! Sokol Cikalleshi kundër Beshiktashit, për t’i treguar trajnerit sesa gaboi

Transferimi i Sokol Cikalleshit te Konyaspori do të kthehej shpejt në një çështje kryesore në Turqi. Njeriu që e drejtonte skuadrën deri në atë moment, Korkmaz, dha menjëherë dorëheqjen duke u shprehur se nuk e kishte aprovuar një lëvizje të tillë dhe se drejtuesit vepruan vetëm sipas dëshirës së tyre.

Sa i përket trajnerit të ri, besimi do t’i jepej menjëherë Cikalleshit që fitoi vendin e titullarit. Megjithëse nuk arriti që të shënonte në ndeshjen debutuese dhe nuk e kërcënoi portën kundërshtare, ka vrapuar përgjatë fushës për ndërtimin e aksioneve, megjithëse nuk është kjo detyra e tij kryesore. Në ditën e sotme do të vijë edhe përballja e Konyaspor që pret në shtëpi Beshiktashin. Kjo ndeshje do të nisë në orën 15:00 dhe atje do të jetë nga minuta e parë Sokol Cikalleshi në majën e sulmit për t’i provuar të gjithëve sesa vlen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online