VIDEO/ Ndeshje që të bën me zemër! Holandë-Argjentinë prodhoi emocione pafund, penalltitë çojnë Mesin në gjysmëfinale

Shkretëtira nuk bënë për “tulipanët”, që kanë rezistuar mjaftueshëm deri në çerekfinale. Holanda është mposhtur nga Argjentina, e cila shkon vetëm një hap larg trofeut të Kupës së Botës, i vetmi që mungon në palmaresin e Lionel Mesit.

Sulmuesi i PSG-së ka marrë mbi shpinë Kombëtaren e tij, duke e udhëhequr deri në gjysmëfinale, aty ku do të gjejnë Kroacinë e Daliçit. Megjithëse 35 vjeç, Mesi nuk ngurron të tregojë klasin e tij sa herë që mundet. Pasimet e tij janë fantastike dhe ngjallin panik për mbrojtjen holandeze. Në fakt, ishte pikërisht një asist i tij ai që solli golin e parë. Argjentinasi kap në befasi prapavijën e “portokallinjve“ dhe jep një top të mrekullueshëm për Molinën, i cili në minutën e 35 e dërgon topin në rrjetë.

Amerikano-jugorët shënojnë përsëri në pjesën e dytë të takimit, kur Akunja rrëzohet në zonë dhe fiton një 11 metërsh. Pranë topit shkon Lionel Mesi, i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë nga ai pozicion. Holandezët nuk kanë më për të humbur dhe hidhen në sulm, duke shokuar argjentinasit në minutat e fundit të lojës. Van Gal hedh në fushë Veghorstin, i cili shënon fillimisht në minutën e 83-të, ndërsa kur po kronometroheshin sekondat e fundit të minutës së 11 shtesë shkun përsëri rrjetën dhe e dërgon sfidën në shtesa.

Argjentina kërkon më tepër golin në 30 minutat e shtesës, por pa sukses. Emocionet vazhdojnë përtej 120 minutave, teksa lojtarët i drejtohen pikës së bardhë të penalltisë. Nga 11 metrat Argjentina tregohet më e saktë dhe siguron biletën për në gjysmëfinale, në një ndeshje që të bën me zemër nga emocionet e krijuara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online