VIDEO/ Ndeshja e kualifikueseve të Botërorit krijon dyshime të forta për trukim, portieri merr sekonda duke i falur golin kundërshtarit

Në ndeshjen e sotme mes Ugandës dhe Kenya, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ka ndodhur një episod që ka tërhequr shumë vëmendje. Kenya ishte duke kryesuar me shifrat 0-1 deri në minutën e 89. Për të barazuar rezultatin, ka menduar portieri i Kenya.

Pasi e mori topin në kontroll, mendoi që ta ulte atë dhe të fitonte disa sekonda të tjera duke e mbajtur në tokë deri sa të vinte kundërshtari. Por pikërisht gabimi i tij konsistoi në faktin se nuk e llogariti mirë kohën dhe kundërshtari e shfrytëzoi këtë mundësi për të shënuar gol. Shumë tifozë kanë ngritur dyshime të forta për vërtetësinë e ndeshjes dhe mendojnë se gjithçka ishte e trukuar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *