Një ndërhyrje të vlefshme për ndeshjet e Wrestlingut dhuroi ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Videoton dhe ekipit luksemburgas të Dudelange. Takimi mbaroi me fitoren 2-1 të hungarezëve, ndërsa ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 1-1.
Eliminimi nga turi i parë i Championsit bëri që lojtari francez i luksemburgasve, Brajan Melise të kryente një ndërhyrje horror. Ai goditi kundërshtarin e tij me dy këmbë në gjoks. Gjyqtari i tregoi direkt kartonin e kuq, pamjet flasin vetë.