VIDEO/ Ndërhyrja e vitit! Humels bën të pamundurën, i heq golin e sigurt Bajernit të Mynihut

Borusia e Dortmundit ka fituar me rezultatin 0-2 klasiken e futbollit gjerman kundër Bajernit të Mynihut. Ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër nëse nuk do të ndodhte ajo ndërhyrje e Mats Humelsit në minutën e 41-të. Rezultati ishte 0-1 në favor të Dortmundit, kur Dajeri ishte fare pranë barazimit.

Lojtari i Bajernit gjendej shumë pak hapa larg vijës fatale në momentin kur me kokë provoi të shtynte topin në rrjetë. Por përpara tij u shfaq Mats Humelsi me ndërhyrjen e vitit. Mbrojtësi i Borusias së Dortmundit i hoqi golin e sigurt Bajernit të Mynihut, duke lënë të mahnitur një pjesë të mirë të tifozëve verdhezinj dhe jo vetëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/