VIDEO/ Ndërhyrja e Ronaldos gjakos portierin dhe hap polemika, tifozët kujtojnë kartonin e kuq të Rebiç

Kristiano Ronaldo ka qenë padyshim kryefjala e ndeshjes së sotme mes Kaljarit dhe Juventusit, ku këta të fundit fituar me shifrat 1-3. Të tre golat mbajnë firmën e yllit portugez, por nuk ishte vetëm kjo arsyeja përse u vendos në qendër të vëmendjes. Përpara se të mbërrinte të goli i dytë, një këmbë e ngritur në ajër në tentativë për të shtyrë topin në rrjetë përfundon në fytyrën e portierit Kranjo.

Kjo ndërhyrje gjakos gardianin e Kaljarit, por në fund arbitri vendos të nxjerrë nga xhepi i tij kartonin e verdhë, duke e mbajtur ende në lojë 5 herë fituesin e Topit të Artë, që më pas shënon edhe dy herë të tjera. Një vendim i tillë i gjyatarit ka hapur polemika në Itali, ku opinioni sportiv është ndarë në dy drejtime. Në njërin krahë mbështetësit e verdiktit të arbitrit, ndërsa në krahun tjetër ata të cilët kërkon karton të kuq, ndër të cilët është edhe presidenti i Kaljarit.

Por ky rast ka bërë që tifozët të rifreskojnë kujtesën e tyre, duke u kthyer pas në kohë, në Kupën e Italisë ku përballë ishte Juventusi dhe Milani. Një ndërhyrje e ngjashme në mesin e fushës do të kryhej nga Rebiç asokohe, por kroati nuk u tolerua aspak dhe pa kartonin e kuq përpara syve të tij. Megjithatë i njëjti vendim nuk ka ardhur ditën e sotme edhe për Kristiano Ronaldon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Matija3Fis/status/1271523229333549056

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *