Çmenduri e spanjollëve në Katar. “Furia e kuqe“ ka qenë e papërballueshme për Kosta Rikën. Kombëtarja iberike ka shkatërruar me rezultatin 7-0 kundërshtarin, duke bërë që Kejlor Navasi të përjetojë turpërimin më të madh në karrierë. Dani Olmo ngriti siparin e golave në minutën e 11, ndërsa më pas Asensio në të 21-tën dhe Ferran Torres nga pika e bardhë e penalltisë në të 31-të e dërgojnë Spanjën në dhomën e zhveshjes me rezultatin 3-0.
Megjithëse me fitoren të siguruar, spanjollët nuk dinë ta ndalin ritmin. Ferran Torres shënon përsëri në minutën e 54-t të takimit, ndërsa pas tij janë edhe Gavi (74’), Soler (90’) dhe Morata (90’+2’) shtojnë emrin e tyre në listën e golashënuesve. Spanjë tregon forcën që në ndeshjen hapëse të kësaj Kupe Bote, duke vendosur në vend nderin e Kombëtareve të mëdha, pasi në Katar surprizat kanë qenë të shumta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOLAZO DE GAVI A PASE DE MORATA pic.twitter.com/1xXEP3pO9W
— rubén (@rubennatm) November 23, 2022