Leksionet e futbollit vazhdojnë nga Vllaznia! Po luajnë sot me PSG, në fanellën e shkodraneve vendoset si sponsor kompania ndërkombëtare

Vllaznia e femrave po vazhdon që të jap leksione falas sesi duhet të funksionojë një klub shqiptar. Për herë të parë shkodranet e dërguan Shqipërinë në më të mirat e Europës, teksa sot janë duke luajtur në transfertë me PSG në Champions League. Këtë herë fanella e Vllaznisë është disi më ndryshe, vendoset krah kundërshtarëve pa asnjë modesti.

Kjo skuadër ka arritur që të gjejë edhe një sponsor ndërkombëtar pas arritjeve historike. Bëhet fjalë për kompaninë botëror ROKiT Group, me marrëveshjen e arritur vetëm pak orë para ndeshjes së sotme. ROKiT Group of Companies është themeluar nga Miliarderi Amerikan John Paul DeJoria dhe manjati britanik Jonathan Kendrick. John Paul DeJoria është një miliarder amerikan, themelues i “John Paul Michel”, “Patron Tequila” dhe shumë bizneseve inovative.

Pasuria e tij aktuale është më shumë se 4 miliardë dollarë. Jonathan Kendrick është bashkëthemelues dhe Kryetar i Grupit të Kompanive ROKiT, me fokus të veçantë në idetë dhe bizneset inovative! ROKiT ka pasur në botë marrëveshje bashkëpunimi në Formula 1, Fomrula 4, BMW Motorrad, Handboll, por edhe me Ronnie O’Sullivan, kampionin legjendar të Snooker. Këtë herë është radha e Vllaznisë për t’u përfaqësuar në këtë mënyrë dinjitoze, me të ardhmen e kësaj skuadre që duket se do të jetë edhe më e shndërritshme. Rruga sesi mund të arrihet larg është treguar nëpërmjet një shembulli të pastër në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online