VIDEO/ Napoli tregohet i pamëshirshëm ndaj Ajaksit, bën holandezët të shikojnë orën dhe luten për një fund të shpejtë

Napoli ka qenë surpriza e kësaj mbrëmjeje. Italianët kanë qenë të pamëshirshëm në Amsterdam, ku kanë mposhtur Ajaksin me rezultatin e thellë 1-6. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Kudus-it, që shënoi gol në minutën e 9. Napoli kundërpërgjigjet në minutën e 18 me anë të Raspadorit, për të nisur kështu makthin për holandezët. Të kaltrit shënojnë edhe dy herë të tjera përgjatë pjesës së parë, përkatësisht me anë të Di Lorencos në minutën e 33-të dhe të Zielinskit në të 45-ën.

Pjesa e dytë nis po aty ku u mbyll për napoletanët, që vetëm 2 minuta nga vërshëllima e arbitrit gjejnë rrugën e rrjetës falë Raspadorit. Kvaratshkelia i çon shifrat në 1-5 në minutën e 63-të dhe që nga ai moment, holandezët kanë nisur të shikojnë orën dhe të luten që fundi i ndeshjes të vijë sa më shpejt. Por Napoli duket i pangopur edhe 5 gola të shënuar, duke shkundur për herë të 6 rrjetën në minutën e 81-të me anë të Simeones./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online