Napoli nuk ka arritur të gëzojë të pranishmit në stadiumin “San Paolo” në sfidën e sotme ndaj Xheonas.
Ekipi ligur kreu një paraqitje heroike duke barazuar rezultatin në pjesën e parë edhe pse 10 lojtarë.
Gjatë fraksionit të dytë të ndeshjes, Napoli pati një dominim të frikshëm, por portieri rumun Radu e mbajti të “kyçur” portën e tij.
Ndoshta në mendjen e lojtarëve të klubit napolitan është takimi i së enjtes ndaj Arsenalit, i vlefshëm për fazën çerekfinale të Europa League. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj luajti për 88 minuta në këtë ndeshje.
NAPOLI 1 – 1 XHENOA
Shënues: Mertens 34′ / Lazoviç 45+3′