Napoli i këtij sezoni po tregon një nivel të jashtëzakonshëm. Ecuria fantastike në Serie A po ndiqet edhe në Champions League. Të kaltrit mbajnë lart emrin e Italisë në Europë, duke fituar dhe duke dominuar mbi kundërshtarin. Napoletanët kanë mposhtur në transfertë Ajntraktin e Frankfurtit me rezultatin 0-2, në një ndeshje që është luajtur në njërën portë, atë të gjermanëve.
Goli i parë erdhi në minutën e 40 dhe mban firmën e Osimhenit, ndërsa i dyti u shënua nga Di Lorenco në minutën e 65. Ndërkohë Kolo Muani la Frankfrutin me 10 lojtarë duke nisur që nga minuta e 58. Napoli ka dominuar tërësisht përballjen, teksa edhe statistikat flasin të gjitha për të. Të kaltrit patën një mbajtje topi në 70% të kohës, si dhe numërojnë 18 tentativa në portën gjermane, ndër të cilat 10 ishin në kuadrat. Në krahun tjetër, Ajntrakti i Frankfurtit regjistroi 5 tentativa, nga të cilat vetëm njëra përfundoi në kuadrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A magia de Kvaratskhelia no gol do Di Lorenzo. ?
Que toque de calcanhar! ? pic.twitter.com/baNNSHgjpx
— Calciopédia (@calciopedia) February 21, 2023